Ja lista e lojtarëve të Milanit për miqësoren ndaj Feronikelit

09 gusht 2019 | 16:38

Yjet e Milanit do ta vizitojnë stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 10 gusht, për ndeshjen miqësore kundër Feronikelit.

Tani është pothuajse gjithçka gati për ndeshjen miqësore mes Feronikelit dhe Milanit. Këta të fundit së fundi e kanë publikuar listën e lojtarëve që janë të ftuar për ndeshjen në “Fadil Vokrri”, raporton Gazeta Express.

Në listën prej 24 futbollistëve janë edhe yjet si Krzysztof Piatek, Gianluigi Donnarumma, Lucas Paqueta, e disa të tjerë. Këta futbollistë do ta shkelin fushën e stadiumit “Fadil Vokrrit” nesër në orën 20:45, në kuadër të turneut parasezonal.

Milanit nuk i ka shkuar mirë ky turne përgatitor për sezonin deri më tani, pasi që nuk ka arritur të sigurojë rezultate të mirë. Feronikeli shpreson t’ia vazhdojë këtë ecuri kuqezinjve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia evropiane ka arrestuar 70 persona gjatë një operacioni të…