Ja nga kush do të privatizohet KF Ferizaj

07 korrik 2019 | 15:39

Skuadra e Ferizajt do të privatizohet sot, kurse faqja e kësaj skuadre ka zbuluar se privatizimi do të bëhet nga një ish-lojtar i Premier Ligës.

“Sot është një ditë e madhe për klubin tonë, një ditë që e kemi pritur që sa vite. Sot klubi jonë do të privatizohet nga ish-futbollisti i Premier Ligë, Brian Dean dhe donatorët e tjerë vendor. Sot faqja e vetme dhe zyrtare e klubit do të ju mbajë të informuar për çdo gjë direkt nga ‘Emerald’”, thuhet në njoftimin e KF Ferizaj.

Ceremonia e privatizimit të skuadrës së Ferizajt pritet të filloj në orën 18:00 dhe mbahet në hotel “Emerald”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dje ka njoftuar se ka…