Ja orari i ndeshjeve çerekfinale të Kupës

04 shkurt 2019 | 14:41

Është caktuar orari i ndeshjeve çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, të cilat do të zhvillohen këtë fundjavë dhe të cilat do ta hapin stinorin pranveror të garave.

Të shtunën nga ora 13:00 zhvillohet ndeshja e parë në mes  Ferizajt dhe Feronikelit, kurse të dielën nga ora13:00 zhvillohen dy ndeshjet tjera:  Vëllaznimi – Drita, Kika – Ballkani, kurse nga ora 15:00 zhvillohet derbi në mes Prishtinës dhe Trepçës ‘89.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria australiane është aktivizuar për të përballuar përmbytjet historike, që…