Ja pse Demi Lovato kaloi në overdozë

30 korrik 2018 | 17:17

Sipas tabloidit anglez “The Sun”, burri që kishte ndihmuar këngëtaren Demi Lovato të rrinte “e pastër” për plot 6 vjet është larguar disa javë më parë dhe kjo është arsyeja e problemeve të fundit të aktores.

Mund të jetë prishja e marrëdhënieve me trajnerin Mike Bayer, njeriun që e ndihmoi të rrinte larg telasheve dhe substancave të rrezikshme, shkaku i shtrimit të ri të Demi Lovatos në spital.

Sipas “The Sun”, ish-ylli i Dysney, viktimë e një overdoze heroine, pak javë para se të ishte keq, ka pushuar nga puna Bayer-in.

“Ziheshin sepse ai e ndjente që këngëtarja po kërkonte justifikime për sjelljet e saj të gabuara dhe nuk i thoshte të vërtetën për gjërat që bënte. Pas debatit të fundit ai i vuri në dukje gjëra që ajo nuk donte t’i dëgjonte”, ka shkruar “The Sun”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, është takuar me…