Ja pse Guardiola refuzoi të drejtonte kombëtaren e Brazilit

08 janar 2023 | 11:55

Timonieri i Manchester City-t, Josep Guardiola, nuk e ka shfrytëzuar rastin për të marrë detyrën e trajnerit të kombëtares braziliane.

Spanjolli mund të zëvendësojë Titen, i cili njoftoi largimin e tij nga kombëtarja braziliane menjëherë pas largimit nga Botërori në fazën çerekfinale.

Sipas gazetarit Simon Malloch, Guardiola hodhi poshtë një ofertë nga Federata e Futbollit të Brazilit, duke përmendur “punën e papërfunduar te Manchester City”.

Josep Guardiola është në krye të gjigantëve anglezë që nga viti 2016. Kontrata e tij e re është deri në vitin 2025.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kievi thotë se 111 mijë e 170 trupa ruse janë…