Ja pse ndërroi jetë futbollistja shqiptare

05 korrik 2019 | 16:30

Futbollistja me origjinë shqiptare, Florijana Ismaili ndërroi jetë pak ditë më parë në Liqenin e Komos, teksa kishte shkuar me pushime së bashku me një shoqen e saj.

Vdekja e 24-vjeçares ngjalli shumë dyshime, teksa Florijana u gjet në thellësinë 204 metra nga një robot. Në fillim u dyshua se futbollistja kishte humbur jetën për shkak të një sulmi në zemër, por prokurori i Komos, Nikola Piacente ka hedhur poshtë këto dyshime, teksa raporti i parë mjekësor i vdekjes së 24-vjeçarjes tregon se shqiptarja kishte asfiksi akute.

Kjo asfiksi akute erdhi për shkak se Florijana kishte konsumuar shumë ushqim para se të futej në liqen për t’u larë. Ka të ngjarë që kjo të ketë ndikuar në vdekjen e papritur të futbollistes, thuhet në raport. Autopsia e plotë e vdekjes së lojtares që luante për Zvicrën do të dal pas një muaji.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I shijshëm dhe freskues, ky frut është një eliksir i…