Ja sa do të paguhet Mourinho si trajner i Romës

05 maj 2021 | 16:08

Papritmas, tifozët e Romës po përjetojnë një moment historik. Një nga trajnerët më të rëndësishëm dhe fitues në historinë e futbollit, siç është Josè Mourinho, u bë zyrtarisht trajner i verdhekuqve. Nga sezoni i ardhshëm 2021/2022 ai do të drejtojë ekipin kryeqytetas, që vendosi ta mbyllë bashkëpunimin me Fonsecan.

Mourinho, siç thekson “Sky”, do të fitojë 7 milionë euro neto në sezon për periudhën trevjeçare 2021-2024. Jo vetëm kaq, duke pasur parasysh shpërblimet shtesë që portugezi mund të marrë nëse arrin disa objektiva.

Përveç Romës, Tottenhami do të vazhdojë ta paguajë Josè Mourinhon në sezonin e tij parë në stolin e verdhekuqve. Më saktë, Spurs-at do t’i shlyejnë diferencën që të plotësojë pagën që përfitonte të londinezët. Duke marrë parasysh se Mourinho nënshkroi një kontratë nga e cila përfitonte 16 milionë euro në vit (2019), Tottenhami do të paguajë diferencën prej 9 milionësh.

Një aventurë e re, e paparashikueshme, për Romën dhe Mourinhon do të fillojë në qershor. Përsëri në Itali, njëmbëdhjetë vjet pas përvojës legjendare me Interin./SS/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) sapo ka aktualizuar listën…