Ja sa mungon Fati

25 janar 2022 | 16:52

Lojtari i Barcelonës, Ansu Fati është i lënduar dhe pritet të mungojë disa muaj. Nga ky dëmtim është i nevojshëm që sulmuesi të operohet, por ky i fundit nuk e dëshiron diçka të tillë.

Sipas “Mundo Deportivo”, 19-vjeçari nuk dëshiron që t’i nënshtrohet sërish operacionit dhe konsideron se alternativa më e mirë është të kryejë një trajtim konservativ për të trajtuar dëmtimin e muskujve në këmbën e majtë.

Talenti i Barcelonës do të duhet të ndalojë për të paktën dy muaj për t’u rikuperuar nga problemi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Podujevë, Avni Fetahu të…