Ja sa njerëz janë infektuar dhe shëruar nga koronavirusi në botë

04 qershor 2020 | 00:20

Zyrtarisht 3,110,178 janë shëruar nga koronavirusi në mbarë botën.

Sipas World Meters 6,530,933 njerëz janë infektuar teksa kanë humbur jetën 385,361 persona, njofton Klan Kosova

Shtetet e Bashkuara të Amerikës prijnë me numrin e të infektuarve kur numri i përgjithshëm është 1,897,705 teksa kanë vdekur 108,967 persona si dhe janë shëruar 651,656 pacientë.

Brazili radhitet në vendin e dytë me 560,737 të infektuar, 31,417 të vdekur dhe janë shëruar 253,570 persona.

Në vendin e tretë është Rusia me 432,277 të prekur, kanë vdekur 5,215 njerëz si dhe janë shëruar 195,957.

Kujtojmë se virusi korona për herë të parë u përhap në Wuhan të Kinës dhjetorin e vitit të kaluar, teksa deri tash është përhapur në mbi 187 vende të botës – ku rajonet më të goditura janë Amerika dhe Evropa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu ka…