Ja sa trofe ka humbur Ronaldo me Al Nassrin

13 mars 2024 | 17:12

Eliminimi i Al Nassrit nga Championsi Aziatik shënoi një rekord negativ të Cristiano Ronaldos që kur mbërriti te sauditët vitin e kaluar.

Në total janë gjashtë kompeticione të humbura, teksa me Ronaldon Al Nassri ka fituar vetëm Kupën e Unionit të Shoqatave Arabe të Futbollit këtë sezon. Ronaldo madje do ta thellojë rekordin negativ nëse Al Nassri nuk shpallet kampion këtë vit.

Pra do të bëheshin shtatë trofe të humbur. Kupa e Mbretit dhe Superkupa e Arabisë Saudite janë gjithashtu dy trofe të tjerë në lojë për pjesën e mbetur të sezonit. Për momentin, skuadra e drejtuar nga Luis Castro është 12 pikë prapa liderit Al Hilal të Jorge Jesus, teksa kanë mbetur vetëm gjashtë ndeshje deri në fund të kampionatit. Trofetë që ka humbur Ronaldo me Al Nassrin: Superkupa e Riadit (2023/24),  Superkupa e Arabisë Saudite (2022/23), Liga Saudite (2022/23), Kupa e Mbretit (2022/23), Riad Season Cup (2023/24), Liga e Kampionëve të Azisë (2023/24).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Francis Ngannou ka dhënë mendimin e tij në lidhje me…