Ja shorti i gjysmëfinaleve të Kupës në hendboll

09 prill 2019 | 14:29

Të martën është tërhequr shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll.

Me short është vendosur që në gjysmëfinale te meshkujt të takohen dy skuadrat që po luftojnë për titull. Pra gjysmëfinalja më interesante është ajo në mes të Kastriotit të Ferizajt dhe Besa Famgas të Pejës. Gjysmëfinalja tjetër te hendbollistët është Trepça – Prishtina.

Te hendbollistet në gjysmëfinalen e parë takohen Vushtrria e Prishtina, ndërsa në gjysmëfinalen e dytë përballë do të jenë Istogu e Shqiponja. Istogu është fitues në fuqi i Kupës, ndërsa Shqiponja është kampione aktuale. Te meshkujt fitues aktual i Kupës dhe kampion aktual është Besa Famgas. Ndeshjet gjysmëfinale luhen më 3 maj, ndërsa finalet më 5 maj.

Gjysmëfinalet në konkurrencë të femrave:

Vushtrria – Prishtina
Istogu – Shqiponja

Gjysmëfinalet në konkurrencë të meshkujve:

Trepça – Prishtina
Kastrioti – Besa Famgas

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të rriturit japonezë i kanë eksperiencat e tyre seksuale më…