Ja si luftohet në Ukrainë | CNN, në llogore me ushtarët ukrainas

05 shkurt 2023 | 19:49

Dimër dhe luftë në frontin lindor. Jemi në llogore me ushtarakët ukrainas. Ata qëllojnë në drejtim të pozicioneve ruse duke përdorur automatikun kallashnikov dhe mitralozin e rëndë amerikan Brouning.

Komandanti “Fantazma” shprehet: “Ata kërkojnë për pikat tona të dobëta. Duan të shikojnë nëse ne reagojmë. Nëse ne tregojmë rezistencë të fortë, ata nuk avancojnë”.

Trupat ruse janë rreth 400 metra larg. Të fshehur mes mjegullës e tymit, ata në mënyrë konstante qëllojnë drejt pozicioneve ukrainase. Ushtari Bogdan tregon: “Armiku përdor çdo lloj arme. Armë të lehta, mitraloz të rëndë, mortaja, raketa dhe aviacion gjithashtu”.

Por, deri më tani forcat ukrainase nuk kanë humbur asnjë centimetër nga territori i tyre.
Gazetari i CNN, Frederik Pleitgen, tregon: “Ukrainasit thonë se situata është nga më të këqijat, si në Luftën e Dytë Botërore, ku jo vetëm përballen me një armik më të fortë, por edhe me elementët”.

Bora, ngricat dhe i ftohti e bëjnë luftën edhe më të vështirë. Drejtuesit e ushtrisë në Ukrainë besojnë se rusët do të angazhohen më shumë pas mobilizimit të qindra mijëra ushtarëve për një mësymje në pranverë. Një mitralier thotë që janë gati: “Do të jetë e vështirë, por ne do të rezistojmë sepse po luftojmë për vendin tonë. Nëse nuk e bëjmë ne, askush nuk do ta bëjë”.

Këta burra kanë një urrejtje ndaj drejtuesve në Rusi.

“Në Rusi është një regjim diktatorial dhe tani e gjithë bota e civilizuar po lufton ndaj këtë diktatori kriminal”, thotë ushtari Bogdan.

Ndërsa ne përgatitemi të largohemi, disa granata shpërthejnë. Dhe të mendosh që ushtarët këtë e konsiderojnë në ditë relativisht të qetë. Ata presin që situata të vështirësohet në muajt në vazhdim, por motoja e tyre është: Nëse jo ne, kush tjetër?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë dërguar në mbajtje…