Mbajtën të mbyllura dy gra, arrestohen dy të dyshuar në Drenas

05 shkurt 2023 | 19:42

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë dërguar në mbajtje dy persona të dyshuar për disa vepra penale

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë dërguar në mbajtje dy persona të dyshuar për disa vepra penale, duke përfshirë “privim i kundërligjshëm nga liria”, “lëndim trupor”, “sulm” dhe “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

“Rasti është raportuar në nëntor të vitit të kaluar, nga ankueset (femra), sipas të cilave pa dëshirën e tyre janë mbajtur të mbyllura në dy lokacione të ndryshme si dhe janë sulmuar fizikisht nga personat e dyshuar”, njofton Policia e Kosovës.

Policia njofton se të dyshuarit janë 30 e 32 vjeç, dhe se janë shtetas të Republikës së Kosovës.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka…