Ja si reagon Justin Bieber kur fansat thërrasin emrin e ish-të dashurës

15 shtator 2021 | 15:48

Një situatë e krijuar në eventin e rëndësishëm të “Met Gala” mund të ishte e sikletshme për këdo, por jo për Justin Bieber! Teksa këngëtari i famshëm po kalonte në tapetin e kuq së bashku me bashkëshorten e tij, Hailey, fansat nisën duke bërtitur emrin e Selena Gomez.

Justin nuk e dha veten në asnjë moment dhe nuk e ktheu kokën aspak nga ata. Të njëjtën gjë bëri edhe modelja e famshme. Çifti bisedonte me njerëzit që kishte pranë si dhe bënë foto.

Pastaj të kapur prej beli, ata u drejtuan për në ambientet e brendshme. Justin dhe Hailey nuk reaguan as kur fansat nisën që të thërrisnin emrat e tyre, apo të thoshin: “Justin, I love you”.

Nga ana tjetër kujtjmë se Selena dhe Justin kanë pasur një lidhje të gjatë, të nisur në adoleshencën e hershme, me ulje-ngritje, ndarje dhe ribashkime deri në vitin 2018 kur u ndanë për herë të fundit.

Video/ Po kalonte me bashkëshorten në tapetin e kuq, ja si reagonVideo/ Po kalonte me bashkëshorten në tapetin e kuq, ja si reagon

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit në vend si pasojë e…