BE-ja vazhdon sanksionet kundër ish-presidentit ukrainas

05 mars 2018 | 16:23

Ministrat e Bashkimit Evropian kanë zgjatur sanksionet kundër ish-presidentit ukrainas, Viktor Yanukovych dhe 12 bashkëpunëtorëve të tij edhe për një vit, por kanë hequr masat ndaluese ndaj ish-ministres së Drejtësisë, Olena Lukash dhe biznesmenit Serhiy Klyuyev.

Lukash dhe Klyuyev janë larguar nga lista e sanksioneve pasi zyrtarët e BE-së kanë vendosur se nuk ka pasur prova të mjaftueshme kundër tyre.

BE-ja kishte ngrirë asetet e Yanukovychit dhe rrethit të tij të ngushtë, menjëherë pas rrëzimit të Qeverisë së tij në shkurt të vitit 2014. Blloku ka akuzuar Yanukovychin dhe bashkëpunëtorët e tij për keqpërdorim të fondeve shtetërore të Ukrainës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i çështjeve të drejtësisë dhe sigurisë, Behar Selimi, ka…