Jahjaga kërkon nga autoritetet e drejtësisë ta gjejnë vrasësin e Diana Kastratit

13 shtator 2019 | 17:47

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka marrë vendimin që shteti t’i paguajë dëmshpërblim familjes së të ndjerës Diana Kastrati, e cila është vrarë para disa vjetësh nga ish-bashkëshorti i saj.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka mirëpritur këtë vendim, derisa, u ka bërë thirrje autoriteteve të drejtësisë që të gjejnë vrasësin e Dianës dhe ta ekstradojnë atë në Kosovë.

Gjykata Themelore në Prizren paska korrigjuar gabimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë me vendimin që shteti t’i paguajë dëmshpërblim familjes të së ndjerës, Diana Kastrati, për shkak të neglizhimit të rastit të saj. Mirëpres këtë vendim dhe u bëjë thirrje autoriteteve përgjegjëse që, në bashkëpunim me mekanizmat ndërkombëtar, ta gjejnë vrasësin e Dianës dhe ta ekstradojnë atë në Kosovë për të marrë dënimin e merituar. Shpresoj se për rastet e raportuara të dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave, institucionet e drejtësisë të mos kenë nevojë ta korrigjojnë njëri-tjetrin, por të veprojnë me kohe! Mbrojtja nga dhuna është e drejtë bazike e secilit qytetar të Kosovës dhe duhet të garantohet si e tillë!”, ka shkruar Jahjaga në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në lagjen Kurillë të Prizrenit është hapur edhe zyrtarisht zyra…