Jahjaga njofton se QKUK-së i është dhuruar edhe një pajisje për trajtimin e kancerit të gjirit

03 maj 2024 | 14:39

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka njoftuar se me iniciativën e fondacionit që ajo drejton është siguruar pajisja “Sentinel Node” për Klinikën e Kirurgjisë Torakale në QKUK.

Ajo ka bërë me dije se me dhurimin e kësaj pajisje “do të përmirësohet saktësia e ndërhyrjeve, minimizimi i kohës së shërimit dhe rezultatet tek pacientët e sëmurë më kancer”.

“Viteve të fundit ka rritje të konsiderueshme të rasteve të kancerit në vend dhe gjithë botën. Andaj dhurimi i kësaj pajisje të avancuar do të përmirësoj padyshim saktësinë e ndërhyrjeve, do të minimizojë kohën e shërimit dhe do të përmirësoj rezultatet e përgjithshëm të pacientëve, veçanërisht në diagnostifikimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit dhe melanomës”, ka shkruar Jahjaga në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në…