Jahjaga takon Ivanka Trumpin, bisedojnë për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

16 shkurt 2019 | 19:04

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është takuar me Ivanka Trumpin, të bijën e presidentit amerikan, Donald Trump.

Jahjaga ka thënë të ketë biseduar me Ivanka Trumpin, që shërben si Këshilltare e Presidentit Trump, në rreth të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Image
““Ishte kënaqësi të takoja Ivanka Trump, Këshilltare e Presidentit Amerikan, me të cilën bisedova për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe nevojën për fuqizimin ekonomik të tyre”, ka shkruar Jahjaga në profilin e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka kërkuar që të ndalohet…