Jam i ngopur me pushtet

22 maj 2020 | 08:26

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka njoftuar se do të largohet nga skena politike vendore. Në një intervistë dhënë në Rubikon, ai ka thënë se është “ngopur” me pushtet. Sipas Thaçit, nëse dikush ka pasur pushtet në 20 vjetët e fundit, atëherë është ai.

“Nëse dikush është i ngopur me kompetenca në këta 20 vjet, jam unë i ngopur në Kosovë. Dhe i njoh kompetencat edhe të ekzekutivit edhe të Presidencës dhe e bëj shumë qartë atë dallim të kompetencave”, është shprehur Thaçi.

Ndër të tjera, Thaçi ka thënë se po e pret me padurim shkurtin kur edhe do t’i përfundojë mandati.

“Unë jam munduar të jem i sinqertë, korrekt dhe i drejtpërdrejtë me qytetarët. Nuk e  di cilit lider do t’i ndodhë ajo që mua më ka ndodhur që pas dy vjetësh qeverisje të vlerësohem më tepër se kur kam nisur qeverisjen, pra më 2014. Tash e 6 vjet unë nuk jam më kryeministër. Secili ka të arriturat e veta dhe unë i vlerësoj. Kosova ka një traditë demokratike, të funksionimit të institucioneve. Uroj që secili të ketë suksese në prioritetet që ka”, është shprehur Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga partia Lëvizja Vetëvendosje (LV-ja),…