James humb eliminatoret e Botërorit

28 maj 2021 | 17:10

Një lajm i bujshëm vjen nga Amerika Latine, ku James Rodriguez është lënë jashtë skuadrës për dy ndeshjet e radhës që Kolumbia do të luajë ndaj Perusë dhe Argjentinës.

Lajmin e bëri të ditur vetë kombëtarja kolumbiane e cila ndër të tjera shpjegon dhe arsyen e lënies jashtë të yllit të skuadrës.

“Ditët e fundit, mesfushori i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore, të cilat kanë gjetur një gjendje jo optimale të gjendjes së Rodriguez”.

Mesfushori 29 vjeçar humbet kështu pjesëmarrjen në “Copa America”, dhe në eliminatoret e Botërorit me kombëtaren e tij.

Në vend të Rodrigez është grumbulluar mesfushorin tjetër Edvin Kardona i cili luan tek Boka Zhuniors në Argjentinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
29.05.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…