Jamesi, afër rikthimit në Real

09 prill 2019 | 10:49

James Rodriguez është në muajt e fundit të huazimit të tij 2-vjeçar në skuadrën e Bayern Munchen, ndërsa gjermanët ende nuk kanë vendosur nëse do të ushtrojnë të drejtën e blerjes apo jo.

Për të mbajtur Jamesin në Munchen, “bavarezët” do të duhet të paguajnë rreth 60 milionë euro në arkat e Realit, shifër kjo që duket se nuk i bind drejtuesit e Bayernit, që ta shpenzojnë për kolumbianin.

Megjithatë edhe nëse kthehet në Madrid, Jamesi vështirë se do të qëndrojë gjatë aty, pasi dihet tashmë që nuk bën pjesë në listën e të preferuarve të trajnerit Zinedine Zidane, i cili edhe më herët, e linte shpesh në stol.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre shërbyes të ushtrisë amerikane dhe një kontraktor amerikan janë…