Janda: BE-ja duhet ta kushtëzojë Serbinë, kjo është luftë gjeopolitike

06 shtator 2021 | 11:24

Drejtori i Qendrës për Politikat e Sigurisë në Pragë, Jakub Janda, i ka kushtuar vëmendje të veçantë zhvillimeve të djeshme në Mal të Zi. Ai ka thënë se Bashkimi Evropian duhet ta kushtëzojë Serbinë me ndalimin e financimit në mënyrë që Beogradi ta ndalojë destabilizimin e Malit të Zi.

Janda, ceremoninë e djeshme për shugurimin e kreut të ri të Kishës Ortodokse Serbe në Cetinje të Malit të Zi e ka cilësuar luftë gjeopolitike për interesat e BE-së dhe NATO-s në rajon.

“Udhëheqësit e BE-së duhet t’i thonë Serbisë: Nëse i doni paratë tona, duhet ta ndaloni destabilizimin e Malit të Zi tani. Kjo është luftë gjeopolitike për interesat e BE-së/NATO-s në rajon, ndërsa Rusia është mbrojtësja e Serbisë e cila e do destabilizimin e vendeve anëtare të NATO-s”.

“Mali i Zi është aleat i NATO -s. Serbia vepron si aleate e Rusisë dhe Kinës, të dyja organizojnë aksione armiqësore kundër kombeve të NATO-s. Për sa kohë që Serbia i ndihmon armiqtë tanë, duhet të trajtohet si përfaqësuesja i tyre. Financimi masiv i BE-së për Serbinë duhet të vazhdojë vetëm nëse Serbia e ndalon këtë”, ka shkruar Jada në llogarinë e vet në “Twitter”

Ai ka kujtuar se Rusia përmes Serbisë kishte dashur ta rrëzonte me dhunë Qeverinë e Malit të Zi dhe ta ndalonte anëtarësimin e tij në NATO.

“Rikujtim: Kur Rusia donte ta përmbyste me dhunë qeverinë e Malit të Zi dhe ta ndalonte të ardhmen e anëtarësimit të tyre në NATO, Rusia e bëri këtë nga Serbia. Serbia është terren i sigurt për agjencitë e inteligjencës ruse të përdorura për destabilizimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Serbia është në rregull me to”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 40 për qind e njerëzve në botë janë vaksinuar…