“Janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për vizitën e Vuçiq-it”

20 janar 2018 | 09:49

Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, Besim Hoti,  ka thënë se janë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme dhe të domosdoshme për vizitën e Presidentit serb sot në Kosovë, Aleksander Vuçiq.

Sipas tij, nuk ka asnjë indikacion për destabilizim të situatës. “Janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe të domosdoshme. Deri më tani është gjithçka në rregull dhe nuk indikacione për destabilizim të situatës”, ka thënë Hoti. Për “Telegraf”-in.

Ndryshe, vizita e Vuçiq në Kosovë, ndodh pas vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, në veri të Mitrovicës, ku vrasësit dhe motivet e vrasjes ende nuk dihen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot bëhen pesë vjet nga largimi i pllakës përkujtimore të…