Janë vetëm dy rrugë për votimin e Projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike

24 shtator 2020 | 14:32

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se janë dy rrugë për votimin e Projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se rruga e parë është miratimi në lexim të parë dhe pastaj amandamentimi përmbajtësor në leximin e dytë, ndërkaq rruga e dytë, është tërheqja e versionit aktual të projektligjit nga ana e qeverisë dhe fuzionimi i dy versioneve (të pozitës dhe opozitës) në një ligj të vetëm.

“Nga komunikimet e këtyre ditëve me akterë të pozitës dhe opozitës, është e qartë që ka një afrim të qëndrimeve sa i përket përmbajtjes, por jo edhe formës të miratimit të ligjit”, ka thënë Rukiqi.

Postimi i plotë i tij:

Nesër, në seancën e radhës të Kuvendit, është në rend dite, Ligji për Rimëkëmbjen ekonomike. Janë veç dy rrugë për kalimin e këtij Ligji:
1) Miratimi në lexim të parë dhe pastaj amandamentimi përmbajtjesor në leximin e dytë;
2) Tërheqja e versionit aktual të ligjit nga ana e Qeverisë dhe fuzionimi i dy versioneve (të pozitës dhe opozitës) në një ligj të vetëm.
Nga komunikimet e këtyre ditëve me akterë të pozitës dhe opozitës, është e qartë që ka një afrim të qëndrimeve sa i përket përmbajtjes, por jo edhe formës të miratimit të ligjit.
Është moment vendimtar që të gjithë të reflektojnë dhe përfundimisht të kemi një ligj për rimëkëmbjen ekonomike. Në këto situata, pritjet janë për një reflektim më të shpejt dhe më të madh nga ana e Qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, të enjten është takuar me…