Janet Yellen emërohet gruaja e parë në krye të Thesarit amerikan

26 janar 2021 | 08:35

Senati amerikan ka votuar me shumicë për të konfirmuar Janet Yellen si gruan e parë që do të udhëheqë Departamentin e Thesarit.

Senati ka votuar me 84 vota për dhe 15 kundër, për konfirmimin e Yellenit, e cila sipas presidentit amerikan, Joe Biden, do të angazhohet për stabilizim të ekonomisë amerikane, teksa përballet me krizën më të rëndë në dekada.

Yellen është e njohur mirë në Uashington, pasi ka shërbyer më parë edhe si gruaja e parë në krye të Rezervave Federale, dhe si udhëheqëse e këshilltarëve për ekonomi në Këshillin e Shtëpisë së Bardhë.

Si prioritet të parë, Yellen, 74-vjeçare, pritet të ketë hartimin e politikave ekonomike, teksa Shtetet e Bashkuara përballen me pandeminë e koronavirusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetë viktima dhe 311 raste të reja me Covid-19 u…