Janina Ymeri: Nuk e votoj Albin Kurtin për kryeministër, edhe nëse LDK-ja arrin marrëveshje me LVV-në

27 maj 2026 | 22:35

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka deklaruar se nuk do ta votonte Albin Kurtin për kryeministër, edhe në rast se do të kishte marrëveshje politike me Lëvizjen Vetëvendosje, pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Në “Intervista Zgjedhore” në KosovaPress, ish deputetja e LDK-së u shpreh kategorike kundër një qeverie të udhëhequr nga Kurti, duke thënë se vota e saj nuk do të ishte pro një kabineti të tillë.

Megjithatë, Ymeri tha se një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës mund të diskutohet dhe mbetet në dorën e strukturave partiake.

thaYmeri preferon qeveri me PDK-në e AAK-në: Nuk e votoj Kurtin për kryeministër edhe nëse ka marrëveshje politike
“Unë veç mundem me thënë për vete që një qeveri ku është kryeministër Albin Kurti unë nuk e votoj. Qysh do që të jetë. Me ditë që LDK-ja i merr 18 ministri, por kryeministër është Albin Kurti unë nuk e votoj. Kur ta bëjnë atë marrëveshje politike, le ta dinë se vota ime nuk është…39:11(Koalicioni) Mes LDK-së, PDK-së e AAK-së le të mbetet në vendim të partisë, mundet me u diskutu”, tha ajo.
Duke folur për çështjen e presidentit, Ymeri tha se LDK-ja nuk duhet të insistojë kategorikisht që Vjosa Osmani të jetë presidente edhe për një mandat, nëse kjo do ta çonte vendin sërish në zgjedhje.

Ymeri thotë se LDK nuk duhet të insistojë që domosdo Vjosa Osmani të jetë presidente

“Çështja e presidentit nuk duhet të jetë kategorike, për me e çuar prapë në zgjedhje. Ajo (Vjosa Osmani) tha se është e kënaqshme edhe me qëndru si deputete… Në këtë drejtim do të sillet LDK-ja në mënyrë konstruktive dhe jo bllokuese, nuk e kemi pasur as të kaluarën, nuk e kemi as tash….Me insistuar aq shumë, sa me e çuar vendin në zgjedhje vetëm për një figurë, për cilado që të jetë ajo, jo. Unë jam e sigurt që nuk e bën as Vjosa Osmani”, shtoi Ymeri.
Lexo po ashtu“Kosova në drama të vazhdueshme”, paralajmërohet lëvizje e re popullore politikeYmeri komentoi edhe raportet mes Osmanit dhe Kurtit, duke thënë se presidentja “e ka kallëzuar fytyrën e vërtetë të Albin Kurtit”, ndërsa shtoi se disa nga kritikat që ka pasur ndaj Osmanit vazhdojnë të mbeten të njëjta.
“Disa prej kritikave i kam ende”, ky është qëndrimi i Janina Ymerit për Vjosa Osmanin

“Vjosa e ka kallëzuar fytyrën e vërtetë të Albin Kurtit. Një njeri që pavarësisht se sa ka pushtet, ndihet i vogël, ndihet i kërcënuar, ndihet i rrezikuar, edhe mendoj që kjo u ka treguar njerëzve, jo mendoj, po tash po e shohin sa është errësia e tij e vërtetë, kur frikësohet prej presidentit që e zgjedh vetë ai…Zonjën Osmani e kam pritur në Ferizaj, në dy tubime, te ‘Hajde folim’ edhe në tubimin fillestar. Kritikat që i kam pasur për të janë në lidhjen me Martin Berishajn, që qëndrojnë edhe sot. Pse nuk është shkarkuar Martin Berishaj si pjesë që është i paguar prej GEN-it të Serbisë, pra të njëjtat janë? Pse nuk u zgjodh kryeprokurori? Është kryeprokurori në detyrë”, deklaroi Ymeri.

Në intervistën për KosovaPress, ish-deputetja Ymeri mohoi ekzistencën e grupeve brenda LDK-së dhe tha se nuk ka rol vendimmarrës në strukturat qendrore të partisë.

Ajo tregoi edhe arsyet pse bashkë me Hykmete Bajramin dhe Avdullah Hotin nuk po shihen në tubimet lokale të LDK-së në parafushatën zgjedhore.

A ka përçarje në LDK?

“E para punës, unë nuk jam në kryesi të LDK-së. E dyta, nuk jam në këshill të LDK-së. Domethënë unë jam veç deputete e grupit parlamentar të legjislaturës së tretë, për partinë Lidhja Demokratike e Kosovës. Çdo kryetar që vjen, çdo bartës i listës që bëhet, nuk jam delegate në asnjë pikë. Domethënë as në kuvend, as në këshill, veç anëtare e kryesisë në Ferizaj. Pra, nuk është që unë kam ndikim në strukturë, për se kush vjen kryetar, kush bëhet bartës i listës. Tjetra, tek tubimet ‘Hajde folim’, janë lokale, me karakter lokal…Ne i kemi agjenda të tjera. Çka duhet me prit është ne me prit kur të vijnë te ne, në degët tona. Gjë që e kam bërë. Pra, këto janë ‘Hajde folim’, janë për ata njerëz të asaj zone, të atij vendi. Po jo pse unë s’mundem me shkuar nëse kam qejf, po unë jam qenë deputete, e gjej, unë kam edhe agjendë tjetër, konkrete… Unë kam punuar për zonjën Bajrami, pra ajo ka qenë shefe e grupit parlamentar, unë kam qenë këshilltare e grupit parlamentar. Njohja me zonjën Bajrami shkon më herët sesa edhe me kryetarin e partisë Lumir Abdixhiku, e aq më shumë me Vjosa Osmanin”, shtoi ajo.

Sa i përket angazhimit të saj në çështjet e energjisë elektrike, Ymeri tha se këtë herë ka preferuar të jetë më afër qytetarëve në terren sesa në studio televizive, ndonëse pranoi se perceptimi publik mund të jetë ndryshe.

Ajo mohoi lidhjet me kompani të tregtisë së energjisë elektrike dhe tha se nuk ka informata zyrtare për pretendimet që lidhin eksponentë të LDK-së me kompani të caktuara në sektorin energjetik.

“Jo nuk e kisha thënë, po po shihet qashtu, ki të drejtë, se kam dashur me e pasur terrenin më shumë këto zgjedhje. Me i njohur njerëzit më nga afër. Herës së kaluar kam qenë shumë në media se ka qenë tepër kohë e shkurtër. Kur jam zgjedhur, veç me kandiduar….Jo nuk ka të bëjë, sa për sqarim te kompania e Visar Azemit. Nuk e mbajta në mend si e pat emrin, mundesh me e parë në studio televizive. Po, nuk e ka as aktivitet tregtinë elektrike…E dyta kompania ku bën pjesë Berat Rukiqi, kam fol me të, është panel solar i kapacitetit tepër të ulët. Nuk ka mundësi dhe lëre që është në licenca për tregti me shumicë të energjisë elektrike…25:45 Asnjë bisedë e imja për energji elektrike nuk ka qenë me zotërin Lutfi Haziri. Ka spekulime që ka lidhje familjare, por kjo nuk më ndalon mua…Në lidhje me ETMT-në, nëse ka tregtim të energjisë elektrike, ka spekulime, por unë nuk kam informata zyrtare. Është mirë KOSTT me u drejtu me informata zyrtare. Nuk mundesh me nxjerr diçka prej meje që e dëgjon në studio televizive, por kjo nuk më ndalon me e quajt komplet mafian energjetike, edhe po të jetë ETMT pjesë e saj”, përfundoi ajo./KosovaPress/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 60, Besa Ismaili-Ahmeti,…