Japonia goditet nga stuhia më e fuqishme në 25 vjet e fundit

04 shtator 2018 | 15:11

Japonia është goditur nga një prej stuhive më të fuqishme në 25 vjetët e fundit, teksa zyrtarët kanë paralajmëruar më shumë se 1 milion persona të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Stuhia “Jebi” ka prekur zonat perëndimore, duke sjellë shi të madh dhe është raportuar për erëra të fuqishme deri në 172 kilometra në orë.

Në disa pjesë të Kjotos, janë rrëzuar kulmet e stacioneve të trenit.

Ende nuk është raportuar për viktima derisa stuhia pritet të dobësohet, pavarësisht se është duke lëvizur në pjesë të ndryshme të këtij vendi.

Përveç tjerash është raportuar edhe për qindra anulime të fluturimeve dhe udhëtimeve me trena.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. Lisen Bashkurti, ambasador Kosova dhe Serbia po hyjnë në…