Japonia heq kufizimet për turistët e huaj

23 shtator 2022 | 10:49

Japonia do të hapë dyert për turistët e vaksinuar, pas më shumë se dy vjetëve me kufij të mbyllur, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Prej 11 tetorit, turistët do të mund të vizitojnë këtë shtet pa viza dhe nuk do të kenë nevojë të angazhojnë agjenci udhëtimi.

Edhe kufizimi në numrin e turistëve që mund të hyjnë brenda shtetit në baza ditore, është hequr po ashtu.

Vizitorët ende do të duhet të tregojnë dëshmi se kanë marrë tri vaksina kundër koronavirusit dhe një test negativ, ashtu që të hyjnë brenda shtetit.

Fluksi i udhëtarëve po mirëpritet nga Qeveria dhe bizneset lokale, pasi valuta japoneze yen ka rënë në shkallën më të ulët në krahasim me dollarin amerikan.

“Japonia do të relaksojë masat e kontrollit kufitar për të qenë në linjë me Shtetet e Bashkuara”, ka thënë kryeministri, Fumio Kishida.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy iu është drejtuar trupave ruse duke…