Jashari e Lladrovci bëjnë homazhe në Prekaz

06 mars 11:10

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe ai i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, për nder të 20-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, kanë bërë sot homazhe te varrezat e familjes Jashari.

Pas homazheve, i pari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se është obligim që të nderohen dëshmorët.

Ai i ka porositur liderët politikë që të punojnë për zhvillim ekonomik të vendit.

Kurse, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se sakrifica e familjes Jashari është një histori të cilës i përkulen të gjithë shqiptarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 20-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, lideri i…