Jashari falënderon qytetarët e Skenderajt për zbatimin e masave kundër Covid-19

09 prill 2020 | 12:42

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në një prononcim në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK), ka falënderuar qytetarët e kësaj komune për zbatimin e masave kundër Covid-19 dhe qëndrimin e tyre në shtëpi.

“Të dashur qytetarë, jeni duke treguar nivel të lartë të vetëdijes qytetare! Vazhdoni kështu, qëndroni në shtëpi, përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike”, ka thënë Jashari.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka shkuar në 409 numri i të prekurve në Shqipëri…