Jashari për masakrën e Çikatovës dhe Poklekut: Padia ndaj shtetit serb është më e pakta që duhet bërë

17 prill 2021 | 22:46

Sot në 22 vjetorin e masakrës së Çikatovës dhe Poklekut, kreu i Skenderajt Bekim Jashari ka thënë se padia ndaj shtetit serb është më e pakta që duhet bërë.

Jashari theksoi se dëshmitë nga këto dy masakra janë dëshmi që duhet përdorur për të argumentuar dhe dhënë fakte për krimet që shteti serb ka bërë në Kosovë.

“Këto dy masakra si edhe shumë masakra tjera janë dëshmi e gjenocidit që bëri shteti serb mbi popullin tonë, mbi fëmijët, gratë e të moshuarit. Në anën tjetër janë dëshmi që duhet përdorë për të faktuar e argumentuar krimet që shteti serb bëri në Kosovë. Padia ndaj shtetit serb është më e pakta që duhet bëra sa më shpejtë për t’ia kthyer borxhin që ia kemi atyre që nuk kursyen as jetën për Lirinë tonë. Lavdi dëshmorëve e martirëve të Lirisë!”, ka shkruar Jashari në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me fitore bindëse Prishtina e ka nisur serinë gjysmëfinale të…