Jashari shpërndan dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta

26 dhjetor 2018 | 16:36

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me bashkatdhetarin Ilir Sinani dhe reperin Gold AG, kanë shpërndarë dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta.

Jashari nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”, ka thënë se ndihet i nderuar me rastin e shpërndarjes se dhuratave në prag të festës, për fëmijët me nevoja të veçanta.

“Ndjenjë e mirë të shpërndajmë dhurata në prag të festës, për fëmijët me nevoja të veçanta. Së bashku me bashkatdhetarin Ilir Sinani pronar i firmës ‘Sinani GMBH & CO. KG’ në Gjermani dhe reperin e njohur Gold AG, kemi gëzuar me dhurata fëmijët me nevoja të veçanta në Skenderaj. Falënderojë bashkatdhetarin Ilir Sinani dhe Gold AG, që financuan dhuratat për këta fëmijë si dhe ndihmuan një familje me gjëra ushqimore në komunën e Skenderajt”, ka shkruar Jashari.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka…