
Jasir Asani e gjen golin në Championsin e Azisë
23 tetor 2025
| 13:20
Jasir Asani po e vazhdon shkëlqimin.
Ylli shqiptar e gjeti golin në Ligën e Kampionëve të Azisë derisa e ndihmoi ekipin e tij Esteghlal në fitoren 2:0 ndaj Al Wehdat nga Jordania.
Përfaqësuesi Kuqezi e realizoi golin e dytë dhe të qetësisë për ekipin iranian, i cili i mori tri pikë në këtë sfidë.
30-vjeçari kishte realizuar pak ditë më parë në kampionatin iranian, ndërsa tash e gjeti golin e parë edhe në Championsin aziatik me Esteghalin.
Në total, ai i ka shënuar katër gola me ekipin iranian, tre në kampionat dhe një në Champions.
Anësori shqiptar kishte shkëlqyer edhe në Korenë e Jugut, ndërsa tash të njëjtën gjë po e bën edhe në Iran.
E në Kombëtaren shqiptare e ka humbur vendin e titullarit kohëve të fundit.