Rekord historik i anglezëve në Ligën e Kampionëve, 19 gola në një raund

23 tetor 2025 | 13:02

Skuadrat angleze kanë shkruar historinë në këtë javë të Ligës së Kampionëve, duke shënuar plot 19 gola në një ditë të vetme, rekord absolut për klubet e një shteti në një raund të fazës së ligës.

Sipas të dhënave të “OptaJoe”, ndarja e golave ishte si vijon:

Chelsea – 5 gola ndaj Ajaxit,

Liverpool – 5 gola ndaj Eintracht Frankfurtit,

Arsenal – 4 gola ndaj Atletico Madridit,

Newcastle United – 3 gola ndaj Benficas,

Manchester City – 2 gola ndaj Villarrealit,

Tottenham Hotspur – 0 gola ndaj Monacos.

Ky shpërthim ofensiv tregon fuqinë e Premier League në arenën evropiane, me klubet angleze që po dominojnë falë intensitetit, cilësisë dhe thellësisë së skuadrave të tyre.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Bayern Munich është shumë afër rinovimit të kontratës me talentit…