Rrahmani mungon edhe ndaj Interit

23 tetor 2025 | 13:08

Rikthimi i Amir Rrahmanit në fushë te Napoli për këtë fundjavë nuk është plotësisht i sigurt, kanë njoftuar mediumet italiane të enjten.

Përkundër raportimeve të mëhershme se Rrahmani do të jetë gati për derbin me Interi, situata e tij mbetet ende e paqartë.

Rrahmani i ka munguar Napolit që nga data 30 gusht dhe nuk ka luajtur në tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, ndërsa në klub nuk janë të sigurt për kthimin e tij kundër Interit.

Napoli të shtunën prej orës 18:00 përballet me Interin, ndërsa Rrahmani ka gjasa të mos ftohet nga trajneri Antonio Conte për këtë ndeshje.

Sipas mediumeve në Itali, Rrahmani mund të përfshihet në listën e futbollistëve të ftuar për këtë derbi vetëm nëse rikuperohet plotësisht, në të kundërtën, ai do të rikthehet të martën kundër Lecces.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka ndëshkuar pesë shoferë…