Java e CEFTA-s në Kosovë mbahet edhe pa Serbinë e Bosnjën

07 dhjetor 2018 | 23:18

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), ka njoftuar se janë mbajtur të gjitha sesionet e parapara gjatë Javës së CEFTA-s në Kosovë, përkundër faktit se pati bojkot nga Serbia dhe Bosnja, për shkak të taksës 100%.

Njoftimi i plotë i MTI-së:

Me datë 4 dhjetor në Prishtinë u bë hapja zyrtare e Javës së CEFTAs organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Departamenti i Tregtisë. Fjala hyrëse u bë nga nga Ministri Endrit Shala, Shefi i Njësisë për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian David Cullen, Zv/Sekretari i Përgjithshëm i RCC Gazmend Turdiu dhe Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi. Pas fjalëve hyrëse, u zhvilluan 3 sesione. Sesioni i parë u moderua nga Sytrime Dervisholli, Drejtore e Departamentit të Tregtisë. Gjatë këtij sesioni u diskutua lidhur me fushën e tregtisë në shërbime në kontekst global, rajonal dhe nacional. Prezantuesit e ftuar në këtë sesion ishin nga Organizata Botërore e Tregtisë e Tregtisë, GIZ, RCC, KIESA, STIKK dhe kompania “Rrota”. Sesioni i dytë u moderua nga Umut Ergezer, ekspert i projektit të BE-së për Tregti. Gjatë këtij sesioni u diskutua lidhur me reformat në fushën e lehtësimit të tregtisë në kontekst global, rajonal dhe nacional. Prezantuesit e ftuar në këtë sesion ishin nga UNCTAD, Banka Botërore/IFC, Qendra Ndërkombëtare e Tregtisë, Mali i Zi, Projekti SEED+ dhe kompania “TrePharm”.Sesioni i tretë u moderua nga Ibrahim Xhaka, Koordinator Nacional për Operatorët e Autorizuar Ekonomik. Gjatë këtij sesioni u diskutua lidhur me Operatorët e Autorizuar Ekonomik në nivel rajonal dhe nacional. Prezantuesit e ftuar në këtë sesion ishin nga Banka Botërore/IFC, GIZ, Shqipëria dhe kompania “Frutex”. Me datë 5 dhe 6 Dhjetor janë zhvilluar takimet e Pikave të Kontaktit të CEFTAs dhe Komiteti i Përbashkët i CEFTAs, takime të cilat shënuan edhe përmbylljen e suksesshme të kryesimit të Kosovës me marrëveshjen e CEFTAs.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Jashtme e Kosovës njoftoi përmes një postimi në…