Java e Rinisë në Shtime shënohet me aktivitete të ndryshme

15 shtator 2019 | 15:46

Në Komunën e Shtimes janë mbajtur një serë aktivitetesh në kuadër të Javës së Rinisë.

Fillimisht është mbajtur trajnimi i organizuar nga Qendra Rinore me temën “Si të përgatisim një CV” në Shtëpinë e Kulturës, pastaj janë zhvilluar takime miqësore në volejboll në palestrën sportive, meshkujt në mes të “KV- VjosaM” 3: 0 “KV-DritaM”, po ashtu edhe Femrat “KV-VjosaF” 2:2 “KV FeniksF Kamenicë”.

Pas takimeve të volejbollit të rinjtë kanë pasur rastin të shohin përmes teleskopëve të A.O.K vrojtimin e yjeve dhe krejt në fund u shfaq filmi “The pursuit of happyness” në Shtëpinë e Kulturës në Shtime.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka vizituar festivalin…