Javën e ardhshme, mot me shi dhe rrufe

17 qershor 2018 | 15:55

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se moti në pesë ditët e ardhshme do të jetë i vranët dhe me intervale me diell.

“Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës nuk do të jenë stabile duke krijuar kushte për reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh”, është thënë në njoftimin e IHMK-së.

Sipas këtij njoftimi, nga e premtja do të ketë çrregullim të motit. “Të mërkurën dhe të enjten do të mbajë mot me intervale më të gjata me diell dhe mundësit për reshje do të zvogëlohen, mirëpo nga dita e premte e tutje serish do të ketë çrregullim të motit, vranësira të dendura dhe kushte të favorshme për reshje shiu dhe shkarkim rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi deri 9m/s”, është thënë në këtë njoftim.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka…