Javën tjetër vendoset e ardhmja e Depayt

29 qershor 2022 | 16:51

Drejtuesit e Barcelonës dhe përfaqësuesit e Memphis Depay do të takohen të hënën për të diskutuar në lidhje me të ardhmen e lojtarit.

Depay është lojtar i Barçës deri vitin e ardhshëm, por një largim këtë merkato mund të ndodhë. Lojtari thuhet se është i lumtur me ekipin, por problemet financiare të klubit mund të ndikojnë që holandezi të largohet nga ‘Camp Nou’.

Sipas Fabrizio Romano, nuk ka ndonjë përparim për nënshkrim të një marrëveshje për 28-vjeçarin. Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i dy drejtuesve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 25-vjeçare është gjendur pa shenja jete sot në Prishtinë.…