Një 25-vjeçare gjendet e vdekur në Prishtinë, dyshohet se bëri vetëvrasje

29 qershor 2022 | 16:50

Një 25-vjeçare është gjendur pa shenja jete sot në Prishtinë. Rasti ka ndodhur rreth orës 13:40 në rrugën “Lekë Dukagjini” në kryeqytet.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se bazuar në informacionet e para, dyshohet se e njëjta ka bërë vetëvrasje.

Ai ka thënë se policia dhe prokuroria kanë nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vazhdon me ndërmarrjen e veprimeve hetimore të ekzaminimit.

“Rreth orës 13:40, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në rrugën ‘Lekë Dukagjini’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 25 vjeçe. Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka thënë Borovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edon Krasniqi shpall të pavlefshme diplomën e Kolegjit "AAB".