‘Jehona e Malësisë’ pas takimit me Gery Peters: Malësinë më së miri e udhëheqin vetëm shqiptarët

02 shkurt 2023 | 19:01

Gjatë qëndrimit të në Uashington kryesia e lartë e shoqatës “Jehona e Malësisë” së bashku me kryetarin e komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj kanë realizuar takim me Gary Peters, Albanian Issues Co-Chair në Senatin amerikan.

“Gjatë qëndrimit tonë në Uashington, patëm privilegjin të takoheshim me Gary Peters, Albanian Issues Co-Chair në Senatin amerikan. Është gjithmonë kënaqësi të flasësh me personalitete të shquara si z. Peters, i cili vazhdimisht kontribuon në përfaqësimin sa më të mirë të komunitetit tonë në SHBA, si dhe në promovimin dhe përmirësimin e bashkëpunimit të ngushtë mes popullit amerikan dhe atij shqiptar”.

“Ne ia prezantuam senatorit të nderuar nevojat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen shqiptarët, për të cilat ai na dha mbështetjen e plotë duke promovuar në mënyrë aktive Komunën e Tuzit si shembullin më të mirë të udhëheqjës së suksesshme të shqiptarëve të bashkuar”, ka njofuar “Jehona e Malësisë”.

Me tej në njoftim është theksuar se një komunë e lënë pas dore tërësisht nga strukturat e mëparshme antishqiptare, në vetëm katër vite u kthye në një histori suksesi dhe në kryeqendren zhvillimore në tërë shtetin.

“Kjo dëshmon se Malësinë e duan dhe më së miri e udhëheqin vetëm shqiptarët, dhe me miqtë dhe aleatët tanë, si senatori Peters dhe miq të tjerë të respektuar që takuam këto ditë, suksesi ynë është i garantuar”, theksohet në njoftimin e “Jehona e Malësisë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i lartë i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar për…