Jemi me fat që kemi Viniciusin dhe Benzemanë

20 shtator 2021 | 11:25

Real Madridi e mposhti Valencian me përmbysje (2-1), kurse trajneri Carlo Ancelotti ka thënë se fitorja në fushën e Valencias asnjeherë nuk është e lehtë.

“Mendoj se kemi bërë një ndeshje të mirë. Jemi gjendur në disavantazh, por kemi treguar personalitet dhe kemi përmbysur rezultatin. Nuk është e lehtë të përmbysësh Valencian në shtëpinë e saj”, ka thënë Ancelotti, i cili lavdëroi Karim Benzeman dhe Vinicius Juniorin.

“Mendoj se lojtarët e ardhur nga stoli kanë ndryshuar fatin e ndeshjes. Ata janë dy sulmues të shkëlqyer, jemi me fat që janë pjesë jona. Por edhe të tjerët kanë luajtur shumë mirë, Hazardi, Camavinga. Jam shumë i kënaqur”, ka shtuar trajneri italian.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i kryesisë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerand…