Jennifer Lopez dhe Lady Gaga do të këndojnë himnin kombëtar në inaugurimin e Joe Biden

14 janar 2021 | 15:35

Jennifer Lopez  dhe Lady Gaga do të performojnë në inaugurimin e Joe Biden si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që do të mbahet më 20 Janar.

Këngëtarja e hitit “The Bad Romance” Lady Gaga do të këndojë himnin kombëtar në ceremoninë e Biden dhe Kamala Harris që do të zhvillohet në oborrin e ndërtesës së Kongresit Amerikan.

Ndërkaq Jennifer Lopez do të performojë pak para fillimit të ceremonisë ashtu si Demi Lovato dhe Justin Timberlake.

Fituesja e Oscar, Lady Gaga është një mbështetëse e madhe e presidentit të sapo zgjedhur Joe Biden dhe ka qenë një prej zërave kryesorë që e kanë përkrahur atë gjatë gjithë procesit të zgjedhjeve.

Ajo gjithashtu filmoi një video të fushatës për Biden në muajin nëntor duke bërë thirrje për ta votuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka pranuar të enjten një donacion me…