OBSh-ja dhe Gjermania ndihmojnë Kosovën me mbi 2 milionë euro në luftën kundër Covidit

14 janar 2021 | 15:35

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar të enjten një donacion me mbi 2 milionë euro në përballjen me pandeminë Covid-19.

Donacioni është dhuruar nga Qeveria e Gjermanisë në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSh).

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se ky donacion do të shërbejë për të fuqizuar kujdesin ndaj pacientëve dhe mbrojtjen të punonjësve shëndetësorë që janë në vijën e parë të frontit kundër koronavirusit.

“Donacioni i qeverisë gjermane në bashkëpunim me OBSh-së dhe e Ministrinë e Shëndetësisë, përmban pajisje dhe produkte mjekësore në vlerë prej 2.17 milionë euro, për përballje me pandeminë. Dërgesa është dorëzuar në prani të ambasadorit gjerman z. Rohde në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe do të shërbejë për të fuqizuar kujdesin ndaj pacientëve dhe, mbrojtjen gjithashtu të punonjësve shëndetësor që janë në vijën e parë të betejës kundër Covid-19”.

“Solidaritetin e OBSh-së dhe qeverisë gjermane e vlerësojë jashtëzakonisht shumë sidomos në këtë kohë të pandemisë, andaj, shpreh respektin më të thellë për kontributin e tyre të vazhduar përfshirë edhe këtë donacion. Falënderoj dhe mirëpres përkrahjen e mëtejme të OBSh-së dhe Gjermanisë në favor të ruajtjes dhe përparimit të shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës (MASh), Ramë Likaj,…