Likaj: Gjysmëvjetori i dytë në shkolla nis më 18 janar

14 janar 2021 | 15:30

Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës (MASh), Ramë Likaj, e ka konfirmuar se gjysmëvjetori i dytë në shkolla do të nis më 18 janar.

Ai ka thënë se ka kërkuar nga drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit (DKA) që të bëhen përgatitjet e nevojshme.

“Sot takova drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit dhe kërkova që të bëhen përgatitjet e nevojshme për gjysmë vjetorin e dytë që do të fillojë më 18 janar 2021. Parësor mbetet mësimi sipas skenarit A me prezencë në shkolla, mirëpo varësisht nga situata epidemiologjike do të përdoren edhe skenarët tashmë të njohur (B dhe C) të paraparë në udhëzuesin e përgjithshëm. Kërkova bashkëpunim të ngushtë te të gjithë akterëve në mënyrë që të krijohen të gjitha kushtet për fillim të mbarë të mësimit. Në takim i pranishëm ishte edhe shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë z. Murat Sahin të cilin e falënderova për ndihmën e jashtëzakonshme që na kanë dhënë gjatë kësaj kohe”, ka shkruar Likaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka refuzuar ftesën e…