Jennifer Lopez kërkon drejtësi për vrasjen e George Floyd

29 maj 2020 | 13:58

Në Amerikë janë organizuar protesta masive për shkak të vrasjes së George Floyd.

Turmat janë përleshur me policinë gjatë një nate të dytë të protestave në Minneapolis për vdekjen e George Floyd, njeri me ngjyrë që u vra nga shtrëngimi i një policit.

Për vdekjen e tij kanë reaguar edhe artistë nga e gjithë bota të cilët vrasjen e konsiderojnë se është bërë për shkaqe racore, dhe akuzojnë rëndë policinë e vendit.

Së fundmi ka reaguar edhe Jennifer Lopez me një postim të bërë në “Instagram”, ku në një video të ndarë kishte lënë mbishkrimin “Drejtësi për Floyd”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti sot…