Jep dorëheqje ambasadori britanik në ShBA

10 korrik 15:10

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shtetet e Bashkuara, Kim Darroch, ka dhënë dorëheqje, pak ditë pasi disa dokumente të tij diplomatike, në të cilat kritikohej presidenti amerikan, Donald Trump, kanë rrjedhur në publik.

Trumpi e ka quajtur Darrochin “budalla” dhe “të krisur”, pas publikimit të dokumenteve të klasifikuara të ambasadorit, në të cilat ai e cilëson administratën e presidentit amerikan si “të paaftë”.

Darrochi ka thënë të mërkurën se mandati i tij do të përfundonte në fund të këtij viti, porse ai beson se “në rrethanat e tanishme, është e drejtë të lejohet emërimi i një ambasadori të ri”.

Darrochi është shprehur se “u është mirënjohës të gjithë atyre në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shtetet e Bashkuara, që i kanë ofruar mbështetje gjatë këtyre pak ditëve të vështira”.

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka theksuar se i vjen keq që Darrochi e ka ndjerë nevojën për të dhënë dorëheqje.

Në dokumentet që kanë rrjedhur në publik dhe që datojnë nga viti 2017 e deri më sot, Darroch thotë se administrata e ShBA-së është “diplomatikisht e ngathët dhe e paaftë” dhe se nuk do të mund të bëhet “shumë më normale”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shiut që po bie në kryeqytet nuk i ka shpëtuar…