Jep dorëheqje asambleisti i LDK-së në Prishtinë

28 prill 2022 | 11:42

I zgjedhuri për asamblist të kuvendit komunal të Prishtinës, Fadil Aliu ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë e asambleistit të LDK-së në Prishtinë.

Këtë vendim asamblesiti Aliu e ka marrë siç ka thënë, për shkaqe personale. Fadil Aliu në zgjedhjet e fundit komunale kishte arritur të mbledh 531 vota.

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal në Prishtinë është betuar pasuesi i tij.

Asambleisti i radhës Driton Rukiqi ka zënë vendin e Aliut në grupin komunal të LDK-së në Prishtinë.

Driton Rukiqi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy pritet t’i drejtohet Kuvendit të…