Jep dorëheqje drejtori i Spitalit të Pejës, Besnik Ibraj, emërohet Gani Rama

22 nëntor 2023 | 10:21

Drejtori mjekësor në Spitalin e Pejës, Besnik Ibraj, ka dhënë dorëheqje të mërkurën nga kjo pozitë.

Lajmin e ka bërë të ditur Spitali i Përgjithshëm i Pejës përmes një komunikate për medie.

“Për shkak të angazhimeve në edukimin e vazhdueshëm profesional, sot më datë 22.11.2023 ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit Mjekësorë Dr.Besnik Ibraj. Ai do të vazhdojë të kontribuojë si Shef i Emergjencës dhe Kryetar i Këshillit Profesional”.

“Në pozitën e U.D. të Drejtorit Mjekësorë sot është emëruar Dr. Gani Rama – Internist me përvojë”, thuhet në njoftim e spitalit.

Ndërsa, është thënë se Ibraj do të vazhdoj ta jap kontributin e tij në këtë spital, por në tjetër pozitë.

“Për shkak të angazhimeve në edukimin e vazhdueshëm profesional, sot më datë 22.11.2023 ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit Mjekësorë Dr.Besnik Ibraj. Ai do të vazhdojë të kontribuojë si Shef i Emergjencës dhe Kryetar i Këshillit Profesional”.

Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, Dr.Fazli Shala ka falënderuar Ibrajnë për kontributin e dhënë, duke thënë se bashkëpunimi dhe koordinimi me tashmë ish drejtorin mjekësor dhe me secilin të punësuar do të jetë i vazhdueshëm drejtë synimit për të avancuar punën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avionët luftarakë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) i…