Jep dorëheqje Fadil Rama

24 tetor 2020 | 22:49

Trajneri i skuadrës së KF Drenicës, Fadil Rama, ka dhënë dorëheqje nga ky post. Njoftimin e ka dhënë faqja zyrtare e skuadrës në Facebook, ku thuhet se Rama ka dhënë dorëheqje për shkak të rezultateve jo të mira.

“Kryetrajneri i deritanishëm i skuadrës, Fadil Rama ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e të parit në stolin e KF Drenicës , pas humbjes 4:1 kundër FC Drita”, thuhet në njoftimin e KF Drenicës.

Sipas tyre, klubi ka falënderuar trajnerin Rama për punën ndërsa për emërimin e trajnerit të ri thuhet se do të njoftojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fatmir Limaj, i cili është edhe kryetar i Nismës Social-demokrate…